Udha e Kryqit per fëmijë (teksti biblik) 2

Udha e Kryqit


TË NDALURIT E PARËJEZU KRISHTIN E DËNOJNË ME VDEKJË (Lk 23, 20-25)


Pilati foli prapë, sepse dëshironte ta lirojë Jezusin. Por ata bërtitnin: “Kryqëzoje! Kryqëzoje!” Ai u tha të tretën herë: “Po ç’të keqe ka bërë? Unë nuk gjeta në të faj që meriton vdekjen. Do ta ndëshkoj, pra, dhe do ta lëshoj.” Porse ata me britma të mëdha e me këmbëngulje kërkonin ta kryqëzojë: britmat e tyre bëheshin përherë e më të mëdha. Atëherë Pilati vendosi të bëhej ashtu si kërkonin ata. Ua lëshoi atë që u burgos për kryengritje e vrasje ‑ atë që kërkuan ‑ kurse Jezusin ua dorëzoi vullnetit të tyre.



TË NDALURIT E DYTË
JEZU KRISHTI ËSHTË NGARKUAR ME KRYQ

(Gj 19,17)

 Jezusi, duke e mbartur ai vetë kryqin e vet, doli në vendin që quhet “Kafka” hebraisht “Golgota”.


TË NDALURIT E TRETËJEZU KRISHTI BIE TË PARËN HERË NËN KRYQ(Vaj 3,1-7)



 Unë jam njeriu që e sprovoi mjerimin
nën frushkullin e zemërimit të tij. Ai më urdhëroi e më bëri të ec
nëpër terr e jo në dritë. Veç kundër meje e solli, e risolli
gjith’ditën dorën e vet. Ma shkriu lëkurën edhe mishin,
i thërmoi eshtrat e mia. Përreth meje ndërtoi mur,
me helm e pikëllim më rrethoi. Më ndryu të jetoj në një vend të errët
porsi të vdekurit e përhershëm. Më rrethoi në mur që të mos mund të dal,
më lidhi në pranga të rënda.


TË NDALURIT E KATËRTJEZU KRISHTI HAS NË NËNËN E VET(Lk 2,34-35)

Atëherë Simoni i bekoi dhe i tha Marisë, nënës së tij: “Shih! Hyji e caktoi këtë Fëmijë të shkaktojë rrënim e ngritje për shumëkënd në Izrael. Do të jetë edhe shenjë të cilës njerëzit do t’i kundërshtojnë. ‑ (edhe ty vetë një shpatë do ta tejshkojë shpirtin) ‑ që të zbulohen shestimet e zemrës së shumëkujt.”

TË NDALURIT E PESTËJEZU KRISHTI NDIHMUAR PREJ CIRENEUT(Mk 15,21-22)

Ushtarët e detyruan një kalimtar që po kthehej nga fusha, Simonin prej Cirenës, babanë e Aleksandrit e të Rufit, të mbartë kryqin e Jezusit. Jezusin e çuan në një vend që quhet Golgota, që në përkthim do të thotë: ‘Vendi i Kafkës’. 

TË NDALURIT E GJASHTËVERONIKA IA FSHIN FYTYRËN JEZU KRISHTIT(Is 50,6-7)

Shpinën ua solla atyre që më rrahnin, mollëzat e mia atyre që ma shkulnin mjekrrën:
fytyrën time nuk e largova nga të sharat e pështymat.
Zoti Hyj është ndihmëtari im, këndej edhe s’jam i tronditur,
prandaj fytyrën time e bëra të fortë si shkëmbi pse e di se s’do të mbetem i turpëruar.

TË NDALURIT E SHTATËJEZU KRISHTI BIE TË DYTËN HERË NËN KRYQ(1 Pt 2,23-24)

Ai që i fyer, nuk hakmerrej me fyerje dhe, i salvuar, nuk kërcënohej, por ia linte çështjen e vet Atij që gjykon me drejtësi. Ai në trupin e vet i mori mbi drurin e kryqit mëkatet tona, që, të vdekur për mëkate, të jetojmë për drejtësi: me plagat e të cilit jeni shëruar

TË NDALURIT E TETËJEZU KRISHTI NGUSHËLLON GRATË(Lk 23,27-28.31)

 Pas tij shkonte një shumicë e madhe njerëzish e disa gra që e qanin dhe e vajtonin. Jezusi u kthye kah ato dhe tha: “Bijat e Jerusalemit! Mos më qani mua, por qani veten e fëmijët tuaj! Sepse, nëse veprohet kështu me drunë e njomë, çka do të ndodhë me të thatën?”

TË NDALURIT E NËNTËJEZU KRISHTI BIE TË TRETËN HERË NËN KRYQ(Is 53, 7-8b)

 I marrë me të keq, lejoi të përvujtërohet, nuk e çeli gojën e vet;
porsi qengji që e çojnë për ta therur, porsi delja e pazë para qethtarëve,
nuk e çeli gojën e vet. E hoqën këso jete me dhunë e me gjyq.
Kush kujdeset për fatin e tij? Po, e zhdukën nga toka e të gjallëve,
për faj të popullit të vet qe goditur për vdekje.

TË NDALURIT E DHJETËJEZU KRISHTIN E ZHVESHIN(Ps 22,17-19)

Më rrethuan qen me shumicë,
turmë keqbërësish më rrethuan gjithkah.
M’i shporuan duart e këmbët
mund t’i numëroj të gjithë eshtrat e mi,
e këta më shikojnë e nuk m’i ndajnë sytë.
Petkat e mia ndër vete i ndajnë
e mbi petkun tim qesin short.

TË NDALURIT E NJËMBËDHJETËJEZU KRISHTIN E GOZHDOJNË NË KRYQ(Lk 23,33-34.38)

 Kur arritën në vendin që quhet ‘Kafkë’, aty e kryqëzuan atë dhe keqbërësit, njërin në të djathtë e tjetrin në të majtë. E Jezusi lutej: “Fali, o Atë, se nuk dinë ç’bëjnë!”] E ‘për t’i ndarë petkat e tij hodhën short’. Mbi të ishte edhe mbishkrimi: “Ky është mbreti i judenjve.”

TË NDALURIT E DYMBËDHJETËJEZU KRISHTI VDES NË KRYQ(Gj 19,28-30)

Pastaj, Jezusi, i vetëdijshëm se u krye gjithçka, që të shkojë në vend fjala e Shkrimit të shenjtë, tha: “Kam etje!” Aty ishte një enë plot me uthull. Në majë të kallamit të hisopit vunë një sfungjer plot me uthull e ia afruan te goja. Jezusi, posa e kërkoi uthullën, tha: “Gjithçka u krye!” 
Uli kokën e dha shpirt.

TË NDALURIT E TREMBËDHJETËJEZU KRISHTIN E ULIN PREJ KRYQIT(Gj 19, 31-34)

Atëherë judenjtë, pasi ishte dita e Përgatitjes dhe, që trupat të mos mbeteshin në kryq të shtunën ‑ e ajo e shtunë ishte ditë e madhe ‑ i bënë lutje Pilatit që të kryqëzuarve t’u theheshin kërcinjtë dhe të uleshin prej kryqit. Erdhën, pra, ushtarët e të parit e të dytit që ishin të kryqëzuar me të, ua thyen kërcinjtë. Kur erdhën te Jezusi, si panë se kishte vdekur, nuk ia thyen kërcinjtë, por njëri prej ushtarëve me heshtë ia shporoi kraharorin dhe menjëherë rrodhi gjak e ujë.

TË NDALURIT E KATËRMBËDHJETËJEZU KRISHTIN E VARROSIN(Gj 19, 41-42)


 Në atë vend ku Jezusi qe kryqëzuar ishte një kopsht e në kopsht ishte një varr i ri, në të cilin ende nuk ishte varrosur kush.  Aty, pra, për arsye të Përgatitjes së judenjve, meqenëse varri ishte afër, e shtinë në varr Jezusin.

Comments