Via Lucis 2



TË NDALURIT 3. Jezusi i dëftohet grave
(Mt 28, 8-10)

Ato menjëherë u larguan nga varri me frikë e njëherësh me gëzim të madh; shkuan me nxitim t’u lajmërojnë nxënësve të tij. Dhe ja, u doli Jezusi përpara e u tha:
“Ju falem!”
Ato u afruan, e përqafuan dhe e adhuruan.
Atëherë Jezusi u tha:
“Mos kini frikë! Shkoni e lajmëroni vëllezërit e mi të shkojnë në Galile. Atje do të më shohin.”


TË NDALURIT 4. Rojtarët lajmërojnë ngjalljen e Jezusit

(Mt 28, 11-15)

Ndërsa gratë po shkonin, dhe ja, disa nga rojtarët arritën në qytet dhe i lajmëruan kryepriftërinjtë për krejt çka ndodhi. Këta u tubuan në këshillim me pleqtë, morën shumë të holla, ua dhanë ushtarëve dhe u thanë:
“Thoni: nxënësit e tij erdhën natën e, ndërsa ne po flinim, e vodhën. Po qe se kjo fjalë i shkon në vesh qeveritarit, ne do të kujdesemi t’ia mbushim mendjen e juve s’do t’ju ndodhë asnjë e keqe.”
Ata i morën paratë e bënë ashtu si i mësuan. Kjo përrallë është e përhapur ndër judenj edhe sot e kësaj dite.


TË NDALURIT 5. Pjetri dhe Gjoni vraponin nga varri

(Gjn 20, 3-9)

Atëherë dolën Pjetri dhe ai nxënësi tjetër e u nisën drejt varrit. Vraponin të dy bashkë, por ai nxënësi tjetër ia kaloi Pjetrit dhe arriti i pari te varri. Ai u përkul dhe pa pëlhurat e vëna aty, por nuk hyri. Ndërkaq mbërriti edhe Simon‑Pjetri që po vinte pas tij dhe hyri në varr. I pa pëlhurat e vëna dhe rizën që pati qenë në kokë të Jezusit. Kjo nuk ishte me pëlhura, por veçmas e palosur në një vend.
Atëherë hyri edhe ai nxënësi tjetër, që mbërriti i pari te varri, pa e besoi. Në të vërtetë, ende nuk e kishin kuptuar Shkrimin e shenjtë: se duhej që Ai të ngjallej së vdekuri. 

Comments

Popular posts from this blog

Udha e Kryqit per fëmijë (teksti biblik) 2