Via Lucis 3




TË NDALURIT 6. Jezusi u dëftohet apostujve
(Lk 24,36-40)

Ndërsa këta ende po bisedonin për këto ngjarje, vetë Jezusi zuri vend në mes të tyre dhe tha:
“Paqja me ju!”
Të tmerruar dhe të frikësuar, mendonin se po shihnin ndonjë shpirt. Jezusi u tha:
“Pse po trembeni? Pse po dyshoni në zemrat tuaja? Shikojini duart e mia e këmbët e mia: unë jam! Vetë! Më prekni e vërtetojeni! Shpirti s’ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!” Si u tha kështu, u dëftoi duart e këmbët.


TË NDALURIT 7. Jesusi nË Udhëtim për Emaus
(Lk 24, 13-32)

 Po atë ditë, dy prej tyre, po shkonin në një fshat që quhet Emaus… e vetë Jezusi u afrua dhe po ecte me ta. Por sytë e tyre ishin të penguar ta njihnin. Ai i pyeti: “Ç’janë këto fjalë që ju po i flisni mes jush udhës?”
Ata u ndalën të trishtuar e njëri prej tyre, ai që quhet Kleofë, iu përgjigj:
“A thua je ti i vetmi nga të huajt në Jerusalem që nuk di çka ndodhi në të po në këto ditë?” Ai i pyeti: “Po çka?” Ata iu përgjigjën: “Çka i ndodhi Jezusit prej Nazaretit, që ishte profet i madh me vepra e me fjalë në sy të Hyjit e të mbarë popullit; si krerët e priftërinjve dhe këshilltarët tanë e dorëzuan të dënohet me vdekje dhe e kryqëzuan. Ne shpresonim se ai do ta çlironte Izraelin. E, përmbi të gjitha këto ‑ sot është e treta ditë që ndodhën këto ngjarje. Madje edhe disa gra prej tanëve na habitën: ato qenë në agim te varri e, pasi nuk e gjetën trupin e tij, erdhën e na thanë se iu dukën engjëjt e u thanë se ai është gjallë. Po edhe disa prej tanëve shkuan te varri dhe gjetën pikërisht ashtu si thanë gratë, por atë nuk e panë.” Ai u tha: “O të pamend e të ngadalshëm që të besoni gjithçka paralajmëruan profetët! Po a nuk u desh që Mesia t’i pësojë të gjitha e kështu të hyjë në lavdinë e vet?” E, që nga Moisiu e të gjithë profetët, u shtjelloi krejt çka flitet në Shkrimin e shenjtë për të. Kur iu afruan fshatit, ku ishin nisur, ai bëri gjasme po vazhdonte udhën. Po ata iu vunë: “Rri me ne se u bë natë e dita po shkon në të sosur!”
Dhe hyri që të rrijë me ta. Kur u ul me ta në tryezë, mori bukën, u falënderua, e theu dhe ua dha. Atyre iu hapën sytë dhe e njohën... Por ai u zhduk para syve të tyre. Atëherë i thanë njëri‑tjetrit: “Po a nuk na ndizej zemra neve ndërsa po bisedonte udhës me ne dhe na shtjellonte Shkrimin e shenjtë?”


TË NDALURIT 8. Jezusi jep pushtetin apostujve pËr tË falur mËkatet
(Gnj 20, 21-22)

Pastaj u tha prapë: “Paqja me ju! Siç më dërgoi mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju.” Si foli kështu, hukati mbi ta dhe u tha:

“Merrni Shpirtin Shenjt! Atyre që jua falni mëkatet, u falen, e atyre që nuk jua falni, nuk u falen.”

Comments

Popular posts from this blog

Udha e Kryqit per fëmijë (teksti biblik) 2