Via Lucis 4
TË
NDALURIT 9. Jezusi forcon fen e tomËs
(Gjn 20, 27-28)
Pastaj i tha Tomës:
“Shtjere
gishtin tënd këtu dhe ja, shihi duart e mia! Ma jep dorën tënde e shtjere në
kraharorin tim dhe mos ji njeri që s’beson, por besimtar!”
Toma
iu përgjigj:
“Zotëria
im dhe Hyji im!”
TË
NDALURIT 10. JEZUSI DËFTOHET ne det tË tiberijadit
(Gjn 21, 1. 12-13)
Pastaj Jezusi prapë
iu dëftua nxënësve në breg të detit të Tiberiadit. Jezusi u tha: “Ejani e hani!”
Askush prej nxënësve nuk pati guxim ta pyesë: “Kush je ti?”, sepse e dinin mirë
se ishte Zotëria. Jezusi u afrua, mori
bukën e ua dha. Po ashtu edhe peshkun.
TË
NDALURIT 11. jezusi forcon pjetrin
(Gjn 21, 17)
I tha për të tretën herë:
“Simon
Gjoni, a më do?”
Pjetri
u trishtua pse e pyeti për të tretën herë:
‘A më
do?’ dhe iu përgjigj:
“Zotëri,
Ti di gjithçka! Ti e di se të dua!”
I tha
Jezusi:
“Kulloti
delet e mia!”


Comments
Post a Comment