Via Lucis 5
TË
NDALURIT 12. Jezusi i dërgon apostujt
në mbarë botën
(Mt 28, 16-20)
Ndërkaq të njëmbëdhjetë
nxënësit shkuan në Galile, në atë mal, ku u kishte urdhëruar Jezusi. Kur e panë, e adhuruan, por disa dyshuan.
Jezusi u afrua e u tha:
“Më është dhënë çdo pushtet
në qiell e në tokë. Prandaj, shkoni e
bëjini nxënës të mi të gjithë popujt! Pagëzoni në Emër të Atit e të Birit e të
Shpirtit Shenjt! Mësojini të zbatojnë
gjithçka ju kam urdhëruar! Dhe, ja, unë jam me ju gjithmonë ‑ deri në të sosur
të botës!”
TË NDALURIT 13. Jezusi
ngjitet në qiell
(Veprat 1, 9-11)
Dhe, kur i tha këto fjalë, ndër sy të tyre, u ngjit në qiell
dhe një re menjëherë ua zuri para syve të tyre. Dhe, ndërsa ata me ngulm shikonin se si ai
ngritej në qiell, ia behën dy njerëz të veshur me petka të bardha, zunë vend
para tyre dhe u thanë: “O burra
galileas, pse rrini kështu duke shikuar kah qielli? Ky Jezus, që prej jush u
ngrit në qiell, do të kthehet pikërisht kështu, si e patë se shkoi në qiell!”
TË NDALURIT 14. ARDHJA E SHPIRTIT SHENJT(Veprat 2, 1-4)
Kur erdhi dita e Rrëshajëve, të gjithë ishin së bashku në të
njëjtin vend. Dhe, ja, papritmas, u
ndie një ushtimë nga qielli si shungullimë e erës së fortë dhe e mbushi të
gjithë shtëpinë, ku ata ishin. Atyre
atëherë iu dukën gjuhë, si të ishin prej zjarri. Këto u ndanë e zunë vend nga
një mbi secilin prej tyre. Të gjithë u
mbushën me Shpirtin Shenjt dhe filluan të flasin në gjuhë të ndryshme, ashtu si
Shpirti Shenjt i shndriste të shpreheshin.


Comments
Post a Comment