Via Lucis 1
Via Lucis, Udha e Ringjalljes
TË NDALURIT
1.TË NGJALLURIT E JEZUSIT
(Mt 28, 5-7)
Atëherë engjëlli u tha grave:
“Ju mos u trembni! E di se kërkoni Jezusin e kryqëzuar! Ai nuk është këtu! U ngjall sikurse
tha! Ejani e shikoni vendin ku qe vënë e pastaj nxitoni të shkoni e t’ua
tregoni nxënësve të tij: u ngjall së vdekuri dhe, ja, po shkon para jush në
Galile. Atje do ta shihni. Ja, ju tregova!”
TË NDALURIT
2.SHFAQJA E JEZUSIT MAGDALENËS
(Gjn 20, 11-18)
Maria qëndroi jashtë te varri
dhe qante. Ashtu, duke qarë, u përkul e shikoi në varr. Pa dy engjëj të veshur me petka të bardha
ndenjur në atë vend, ku qe trupi i Jezusit ‑ njëri te koka e tjetri te këmbët. Ata i thanë:
“Pse
po qan, moj burrneshë?”
Ajo u
përgjigj:
“E
morën Zotërinë tim e nuk di ku e vunë.” Si tha kështu, u soll prapa e pa
Jezusin në këmbë, por nuk dinte se ishte Jezusi. Jezusi i tha:
“Pse po qan, moj fisnike? Kë
po kërkon?”
Ajo,
duke kujtuar se është kopshtari, i tha:
“Zotëri,
nëse e ke marrë ti, më trego ku e vure e tani po e marr unë.”
“Mari!”
‑ i tha Jezusi.
Ajo u
kthye e i tha hebraisht: “Rabbuni!” (‑ që do të thotë Mësues). Jezusi i tha: “Mos u ngarrit me mua, se
ende nuk u ngjita tek Ati, por shko te vëllezërit e mi e thuaju: Po ngjitem tek
Ati im e Ati juaj, tek Hyji im e Hyji juaj.”
Maria Magdalenë shkoi dhe u
lajmëroi nxënësve se e pa Zotërinë dhe se i tha këto fjalë.


Comments
Post a Comment